Kosovë
Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme – Lajmi.net

18:35 | 28 Nentor 2019

Ilustrim
18:35 | 28 Nentor 2019
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se në dy ditët ardhshme, në vendin tonë do të mbaj mot i ndryshueshëm.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se të premten dhe të shtunën vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.
Në këtë situatë meteorologjike sipas IHMK-së, do të mbajë mot i ndryshueshëm.
Të shtunën do të ketë kushte për reshje lokale shiu, ndërsa dita e premte mbetet nën ndikimin e vranësirave të pjesshme por të dendura, me intervale të shkurta me diell, shkruan lajmi.net.
Në fushat termike do të ketë luhatje, duke bërë që dita e shtune të regjistroj vlera të ulëta, krahasuar me ditët paraprake.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-14 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-9m/s.
Më poshtë ju sjellim tabelën me temperaturat minimale dhe maksimale për dy ditët e ardhshme në qytetet kryesore të vendit. /Lajmi.net/
























