Connect with us

Lajme

Operacioni i kërkim-shpëtimit te hoteli “Mira Mare” ndërpritet përkohësisht (VIDEO)

Publikuar

Operacioni i kërkim-shpëtimit në gërmadhat ku dikur qëndronte hoteli gjashtëkatësh “Mira Mare” në Durrës është ndërprerë përkohësisht.

Në këtë vend, gjatë gjithë ditës ka vazhduar operacioni i kërkim-shpëtimit nga ekipet e specializuara nga Shqipëria, Italia dhe Zvicra sepse ka dyshime se aty mund të ketë akoma persona nën këto rrënoja.

Shefi i Shërbimit të Zjarrfikësve, Alket Halimi, ka thënë për Klan Kosovën se operacioni është ndërprerë momentalisht, por pritet të vazhdojë nesër në mëngjes.

“Këtu kërkimet kanë filluar para katër ditësh prej kur ndodhi tërmeti i madh. Te ky objekt janë nxjerrë dy persona të vdekur dhe një i gjallë nga shërbimi jonë dhe shërbimet tjera që kanë ardhë në ndihmë të qytetarëve të Durrësit”.

“Për momentin janë pezulluar punimet sipas specialistëve francezë, italianë dhe zvicerianë. Ndoshta, duhet të fillojnë nesër në mëngjes”.

Ai ka deklaruar se nesër do të fillojë sërish operacioni i kërkim-shpëtimit dhe nëse eleminohen dyshimet se ka trupa që kanë ngelur poshtë rrënojave do të vazhdohet me pastrimin e zonës.

NA NDIQ NË FACEBOOK