Connect with us

Lajme

Nuk ndalen azilantët nga Shqipëria, 21% më shumë aplikime për 9 muaj

Publikuar

Ndonëse kanë normën më të lartë të refuzimit të kërkesave dhe jetojnë në një vend që nuk ka luftë apo konflikte etnike, asgjë nuk i ndal shqiptarët që të përplasen dyerve të Evropës si azilantë.

Edhe në muajin shtator aplikimet për azil për herë të parë nga shqiptarët në një nga vendet e Bashkimit Europian kanë njohur rritje sipas të dhënave të publikuara nga Zyra e Mbrojtjes Europiane për Azilantët. Gjatë periudhës janar-shtator numri i tyre u rrit me 21% në krahasim me një vit më parë.

Në total për 9 muajt e parë të këtij viti kanë aplikuar për herë të parë edhe 15,469 shqiptarë të tjerë, ndërkohë që për të njëjtën periudhë të një viti më parë numri i aplikimeve ishte 12,835. Vetëm muaji shtator ka pasur 1,734 aplikime të reja, duke shënuar një rritje prej 14% në raport me muajin e kaluar.

Shqipëria renditet në 10 vendet kryesore të origjinës së azilkërkuesve në Evropë, së bashku me vende si Pakistani, Turqia, Iraku, Kolumbia, Irani dhe Nigeria, por vendi i vetëm europian.

Edhe pse refuzohen, kërkesat rriten

Vetëm gjatë muajit shtator numri i përgjigjeve negative nga ana e autoriteteve ishte 1321, ndërsa vetëm 57 kërkesave iu dha statusi i refugjatit. Autoritetet përkatëse në BE vlerësuan në shtator se vetëm 47 prej kërkesave duhet të përfitojnë azil. Kjo tregon normën e ulët të pranimeve të kërkesave nga shqiptarët. Aplikantët gjeorgjianë dhe shqiptarë kishin nivelin më të ulët të njohjes (përkatësisht 3% dhe 6%) midis 10 vendeve kryesore të origjinës, shkruhet në raportin mujor. Megjithatë, ka ndryshime në vendet e ndryshme të  Bashkimit Evropian, në lidhje me nivelin e njohjes për të njëjtin vend origjine.

Në mesin e 10 vendeve të origjinës me numrin më të lartë të aplikimeve në janar-shtator 2019,  aplikimet e paraqitura nga sirianët kishin nivelin më të lartë të pranimit dhe njohjes së kërkesës (86%), të ndjekur nga aplikantët turq (53%) dhe aplikantët afganë (48%).

12,680 raste në pritje

Zyra Evropiane Për Mbështetjen e Azilkërkuesve raporton se në muajin shtator ishin 12,680 raste në pritje për të marrë një përgjigje. Prej 6430 kërkesa janë të paraqitura në më pak se gjashtë muaj, ndërsa pjesa tjetër po pret të shqyrtohet për një periudhë më të gjatë kohore se aq. Ky është niveli më i lartë i kërkesave që mbeten në pritje për një përgjigje që prej muajit shtator të vitit 2017.

Situata e azilkërkuesve në BE

Më shumë se gjysmë milioni aplikime u paraqitën në Bashkimin Evropian gjatë nëntë muajve të parë të 2019, me rritje prej 10% krahasuar me një vit më parë. Si më parë, Sirianët, Afganët dhe Venezuelasit kishin numrin e aplikimeve më të lartë, duke përbërë një të katërtën e të gjitha aplikimeve në Bashkimin Evropian.

Shumica e vendeve kryesore të origjinës, ku bën pjesë dhe Shqipëria, kanë parashtruar më shumë aplikime në janar-shtator në 2019 në krahasim me të njëjtën periudhë.

Shkalla e njohjes së kërkesës për azil nga Bashkimi Evropian ishte e qëndrueshme me rreth 32% në shtator 2019.

Rastet e pezullimit në shkallën e parë mbeten të e konsiderueshme. Përveç kësaj, shumë aplikime mbeten në pritje të vendimit për ankimim apo rishikim, deri në fund të qershorit 2019. /monitor

Kosovë43 minutes ago

PDK i dërgon sërish letër Deharit: Thirre vazhdimin e seancës për nesër, mosrespektimi i procedurave po e thellon situatën

Maqedoni47 minutes ago

VLEN: Si është e mundur që për tragjedinë me 14 viktimat të “Spitali modular”, sërish “fajtor të jetë kablloja?

Maqedoni53 minutes ago

Kumanovari bashkë me nipin sulmohen në Bit Pazar të Shkupit, sulmuesit më pas ua dëmtojnë edhe veturën

Kosovë2 hours ago

Qorolli për ministrin Hoti: Jep dorëheqje o ministër i dështuar, vdekja e punëtorit dhe siguria në punë i takojnë ministrisë tuaj

Maqedoni3 hours ago

Tarifat shkollore po e rëndojnë përsëri buxhetin familjar: Prindërit presin ndihmë nga Qeveria

Shqipëri3 hours ago

Bordi i Paqes për Gazën, SHBA mbështet Shqipërinë! Jep 9 mjete të blinduara amerikane për misionin ndërkombëtar!

Maqedoni4 hours ago

VMRO: Rasti i “Spitalit modular” në Tetovë nuk duhet të mbetet në sirtar

Kosovë4 hours ago

Hashim Thaçi: UÇK kishte dhjetëra hoxhallarë që i kthyen xhamitë në shkolla dhe baza të UÇK-së

Lajme4 hours ago

Mickoski për vendimin e Abazit: 14 persona u dogjën të gjallë në spitalin modular në Tetovë, ndërsa Prokuroria nuk konstatoi përgjegjësi

Maqedoni4 hours ago

Derisa ishte në taksi, futi në gojë substancë dhe vdiq, 32-vjeçari nga Kumanova

Lajme4 hours ago

Eurot e shpenzuara nga turistët e forcojnë lekun në Shqipëri, 1 euro po këmbehet për 92.6 lekë

Lajme4 hours ago

Nis rikonstruksioni i Rrugës 10 në Haraçinë, Beqiri: Investim 5.9 milionë denarë

NA NDIQ NË FACEBOOK