Connect with us

OP / ED

Nuk është dridhur vetëm Shqipëria por e gjithë shqiptaria!

Publikuar

Shkruan: Elmedin Memishi

Sot, ka qenë një ditë shumë e rëndë për të gjithë shqiptarët, ane kënd botës, duke bashkëndjerë dhimbje të pa parë, si asnjëherë më parë nga tërmeti i fuqishëm që dridhi shqipërinë. Sot, ka qenë një ditë shumë e vështirë që nuk do të harrohet asnjëherë nga askush, ndërtesa të shkatërruara, njerëz nën gërmadha, gra, fëmij e të moshuar në ankth. Pamje të trishtueshme që nuk do të donte t’i shihje askush, të qara fëmijësh që kërkonin ndihmë për të dal në sipërfaqen e tokës dhe për të thithur ajër për t’i kënaqur mushkëritë e tyre.

Njerëzit human dhe të vullnetit të mirë, po bënin ç’mos për të shpëtuar jetë njerzish, duke mos ndjerë lodhje dhe bezdi. Në disa raste, njerëzit e vullnetit të mirë po i’a dilnin, ndërsa në disa raste të zhgënjyer thonë: “humbëm edhe një njeri”, dhe kjo situatë të vret, të lëndon dhe të emocionon. Beteja e madhe për të shpëtuar jetë njerzish, ende po vazhdon. Edhe pse të lodhur të gjithë, sepse gati po bëhen 24 orë nga tërmeti, policët, ushtarët, zjarrfikësit, bluzat e bardha (mjekët) dhe gazetarët, po bëjnë një betejë të vërtetë, ata sot janë heronjtë e shtetit shqiptar.

Ne, shqiptarët kendej kufirit kemi ndjekur në çdo minutë dhe me dhimbje zhvillimet, jemi mërzitur por a mund ta paramendoni dhimbjen e njerëzve që po bëjnë betejën? Kjo nuk përshkruhet dot, si themi neve këndej kufirit “vetëm shpirti i tij e di”. Në të gjithë këtë tragjedi, shqiptarët dhe shtetët fqinje ndihmuan Shqipërinë por edhe shtetet e Europës e bën të njëjtën gjë. Solidarizimi me dikë në momente të vështira, është më se i nevojshëm, edhe pse nga larg por dhimbja fillon të zbutet, kur kupton se ke një përkrahje shumë të madhe.

Gazetarët kanë qenë në qendër të vëmendjes, plotësisht të pranueshme ishin edhe lotët e tyre që nuk mundnin t’i mbanin nga dhimbja. Njëashtu, mjekët kanë bërë detyrën me aq sa kanë pasur mundësi. Policët, zjarrëfikësit dhe ushtarët, me mundësitë e tyre dhe kushtet e rënda, kanë kontribuar fuqishëm për të shpëtuar jetë njerzish. Dhe për në fund, e lusim Zotit që viktimat t’i mëshirojë, të afërmëve t’ua jep durimin dhe të sëmurët t’i shërojë!

#Shqipërinukjevetëm

NA NDIQ NË FACEBOOK