Connect with us

Kulturë

“Nuk dua asnjë në jetën time”/ U divocua pas 18 vitesh martesë, Eneda Tarifa flet për herë të parë

Publikuar

Rreth një vit më parë, këngëtarja shqiptare Eneda Tarifa u bë tema e ditës në mediat rozë pasi u divorcua nga bashkëshorti i saj, Erjon Zaloshnja, pas 18 vitesh martesë.

Eneda ka treguar shpesh se megjithëse janë ndarë, çifti ka ruajtur marrëdhënie të mira për shkak të vogëlushes së tyre, Aria.

Madje, këtë gjë e konfirmoi sërish teksa ishte e ftuar në emisionin “Thumb On”.

“Marrëdhënia jonë është tepër e mirë shoqërore. Kujdesemi për vajzën në mënyrë të barabartë dhe sigurisht në eventet e saj më të rëndësishme ne jemi atje që të dy”- tregoi këngëtarja.

Gjithashtu, Eneda s’mundi t’i shpëtonte pyetjes nëse ka dikë tjetër tashmë në jetën e saj, 1 vit pas ndarjes nga partneri.

“Jo. Kam përshtypjen që nuk dua njeri për momentin në jetën time. Fare. Kam shumë gjëra për të bërë tani.”- u shpreh ajo.

Kujtojmë se këngëtarja i është përkushtuar pjesëmarrjes së saj në festivalin “Kënga Magjike”, ku do të konkurrojë me këngën “Ma zgjat dorën”./CNA.al

NA NDIQ NË FACEBOOK