Kosovë
NISMA pas numërimit të votave të diasporës: Përfundimisht jemi pjesë e Kuvendit

fundit të ardhura nga diaspora, ata përfundimisht do të jenë pjesë e Kuvendit të Republikës së Kosovës, përcjellë Periskopi.
“Përfundimisht edhe pas numërimit të 2039 votave të fundit të diasporës të ardhura me vonesë (17 tetor 2109) Nisma Socialdemokrate dhe koalicioni ynë ka marrë mbi 42 mijë vota apo 5.02% të votave të cilat e bëjnë koalicionin tonë pjesë të Kuvendit të Republikës së Kosovës! Me këtë rast falënderojmë antarët simpatizantët dhe votuesit e koalicionit tonë për mbështetje në këtë garë zgjedhore!”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.
Ndryshe, në QNR ka përfunduar numërimi i votave të mbetura të diasporës për të cilat sot Gjykata Supreme vendosi në favor të VV-së që të numërohen, ndonëse më parë ishin vlerësuar si të parregullta nga KQZ-ja.
Nga 2039 vota të pranuar për t’u numëruar, të vlefshme kanë qenë 1992, dhe nga to Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 1154 vota, e pasuar nga LDK-ja me 395, PDK-ja me 276, koalicioni AAK-PSD me 79 ndërsa koalicioni NISMA-AKR-PD ka marrë vetëm 26 vota.
![]()




















