Connect with us

Lajme

Niset për Shqipëri edhe furgoni i radhës me ndihma humanitare nga Komuna e Çairit

Publikuar

“Niset për në Shqipëri edhe furgoni i radhës me ndihmë humanitare i Komunës së Çairit!

Pas furgonit të djeshëm të nisur për në Shqipëri, Këshilli i emergjencës i formuar nga ana e Komunës së Çairit i përbërë nga anëtarët e Këshillit të Komunës së Çairit Zahir Bekteshi, Fisnik Ramani dhe Ridvan Çajani, të punësuar në Komunën e Çairit, përfaqësues të Tifo Grupit “Shvercerat” dhe rinia e Çairit vazhduan me grumbullimin e ndihmës humanitare dhe kompletuan furgonin e rradhës, të cilin tashmë e nisën për në rajonet e goditura nga tërmeti në Shqipëri!

Këtu nuk ndalemi, vazhdojmë fuqishëm në ndihmë të bashkëkombasve tanë!” – zyra për informim, Komuna Çair.

Trishtim në Durrës!Bashkë me Hisen Xhemaili inkurajuam ekipet tona të shpëtimit të vendosura ne Durrës të angazhuara në…

Gepostet von Bujar Osmani am Mittwoch, 27. November 2019

NA NDIQ NË FACEBOOK