Connect with us

Kosovë

Nis ndërtimi i tualeteve publike në Ferizaj

Published

on

“Parku i lirisë” në Ferizaj pas investimeve të kryera pak javë më parë nga qeverisja lokale për të rregulluara këndin e lojërave, ndriçimin dhe infrastrukturën përcjellës po kompletohet edhe me nyjet e domosdoshme higjienike.

Bëhet fjalë për projektin e ndërtimit të tualeteve publike në hapësirën e këtij parku, projekt ky që po zhvillohet nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit të Komunës së Ferizajt.

Me këtë investim, Komuna thotë se përfundohet cikli i investimeve bazike infrastrukturore, duke shtuar se edhe rruga që çon në këtë aset natyror me vlerë të jashtëzakonshme për ferizajasit, shumë shpejt do të përfundohet, çka përfundimisht, krijohet një hapësirë e përshtatshme, lehtë e qasshme dhe rekreative për frekuentuesit e kësaj zone.

Madje, qeverisja lokale thotë se ka plan të veçantë investive masash që do të ndërmerren për maksimizimin e shfrytëzimit të kësaj hapësire, që do ta kthej këtë zonë, në një nga zonat më të bukura e funksionale në gjithë territorin e Ferizajt e më gjerë.

SHPËRNDAJE ME MIQ!
Advertisement

MË TË LEXUARAT

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: portali.zyrtare@gmail.com Shared By Fancy Text Generator

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com