Connect with us

Kosovë

Nga diaspora ende po vijnë fletëvotime, VV kërkon numërimin e tyre (Dok.)

Publikuar

Çështja  e numërimit të votave si duket s’ka të përfunduar. Edhe pas një muaji e gjysmë pas përfundimit të zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të luftojë për votat e mërgatës. Ky subjekt politik dje ka dorëzuar një ankesë në PZAP, përme së cilës kërkon që ta obligojë KQZ’në që të marrë parasysh edhe 392 vota të tjera të diasporës, që sipas tyre kishin arritur gjatë periudhës 19-30 shtator 2019.

Periskopi ka siguruar dokumentin e ankesës së Vetëvendosjes, përmes së cilës përmend edhe vendimin e Gjykatës Supreme që të numërohen 4639 pako me fletëvotime të votuesve jashtë Kosovës.

‘’Mos numërimi i këtyre fletëvotimeve nga ana e sekretariatit të KQZ’së, për mos verifikim dhe mos numërim të 392 pakove të fletëvotimeve të dërguara me postë brenda afateve ligjore, nga qytetarët që jetojnë jashtë vendit, përbën veprim kundërligjor dhe kundërkushtetues’’, thuhet në ankesën e VV’së.

Vetëvendosje edhe para disa javësh kishte shprehur ankesë në Gjykatën Supreme në mënyrë që të numëroheshin të gjitha votat e ardhura nga diaspora. Si rezultat, kjo gjykatë kishte aprovuar kërkesën e tyre.

Aktualisht, Qendra e Numërimit të votave po rinumëron votat e kontestuara, ndërsa pritet që të hënën të përfundojë ky proces. KQZ ka paralajmëruar se me certifikim do të dalin gjatë javës së ardhshme, por nëse vendoset për numërimin edhe të këtyre 392 votave, ky proces do të vazhdojë të zvarritet./PERISKOPI/

 

NA NDIQ NË FACEBOOK