Connect with us

Lajme

Nëna me lot në sy: Hodha nga dritarja fëmijën 3 vjeç (VIDEO)

Publikuar

Dëme të konsiderueshme në banesa ka shkaktuar tër meti i sotëm edhe në zonën e Prezës.

Mure të shembur, xhama të thyer, është kjo panorama që sjellin gazetarët nga kjo zonë.

Banorët kanë rrëfyer sekondat e tmerrit gjatë lëkundjeve të tërmetit dhe se si kanë mundur të dalin prej banesave.

Me lot në sy një grua rrëfen se si ka nxjerrë fëmijët, më i vogli 3 tre vjeç nga dritarja.

Një tërmet i fuqishëm 6.4 ballë ka goditur Shqipërinë, ndërsa zyrtarisht 18 persona kanë humbur jetën, mes tyre 2 fëmijë. Prej mëngjesit e deri pasdite vendi është goditur nga disa pasgo ditje të tjera.

Ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet nën gërmadha, për të mbijetuar, ndërkohë banorët në panik thonë se nuk do të kthehen në banesa nga frika e lëkundjeve.

NA NDIQ NË FACEBOOK