Connect with us

Kosovë

Nëna e mitur nga Fushë-Kosova rrëmbehet bashkë me të bijën — flasin familjarët

Publikuar

më

Një 17-vjeçare nga Fushë-Kosova është rrëmbyer dje së bashku me të bijën e saj. Familjarët e saj dyshojnë se e njëjta u rrëmbye nga familja e ish-burrit të saj, të cilët jetojnë në Shqipëri. Të njëjtit për T7 thonë se ishin ndarë kohë më parë derisa rasti po hetohet nga policia e Kosovës.

Një e re 17-vjeçare dyshohet se u rrëmbye bashkë me të bijën nga familja e ish-burrit që jeton në Shqipëri

Në këtë rrugë, të premten pasdite dyshohet se 17-vjeçarja Z.SH bashkë me vajzën e saj u rrëmbye nga disa persona.

Rastin e lajmëroi në polici të njëjtën ditë, babai i vajzës Arbi Shabani i cili jetonte me bijën dhe mbesën e tij në rrugën Nënë Tereza në Fushë Kosovë.

Familjarët, të cilët nuk u deklaruan para kamerës së televizionit, thanë se dyshojnë në familjen e ish burrit të 17-vjeçares.

E njëjta ishte martuar me një person nga fshati Sukth në Shqipëri, afër qytetit të Durrësit.

Më të njëjtin, kohë më parë kishte ndarë rrugët. Shkak i ndarjes sipas të afërmeve të saj ishin mospajtimet me familjen e ish-burrit.

E të shtunën, vazhdoi puna e Policisë në Stacionin e Fushë Kosovës në lidhje me këtë rast.

Prapa kamerave, hetues në këtë stacion pranuan për Televizionin se po kryejnë hetimet e nevojshme.

Rasti i vajzës, që dyshohet të jetë rrëmbim është konfirmuar edhe në raportin 24 orësh të policisë.

Ndryshe, familjarët i thanë televizionit se besojnë që 17-vjeçarja me vajzën tashmë kanë kaluar kufirin me Shqipërinë, dhe nuk janë më në territorin e Kosovës./T7

Maqedoni2 minutes ago

Mickoski: Qytetarët maqedonas e dinë ku përkasin – NATO, SHBA dhe BE janë një orientim gjeopolitik

Shqipëri32 minutes ago

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

Lajme2 hours ago

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

Maqedoni3 hours ago

Grupi nga Likova dhe Kosova bie në pranga për 10 vjedhje të rënda në Tetovë, grabitën kasafortë me ari dhe armë prej 160 mijë eurosh!

Shqipëri3 hours ago

“Mos hajde më në Shqipëri”- Avokati Idajet Beqiri: SPAK i dha mesazh ish-drejtoreshës së SHISH! Ende nuk ka zbuluar informacionet pse e mori masën

Lajme4 hours ago

Rama në OKB/ Mban fjalim për ministren e parë me AI dhe protestat në Tiranë

Maqedoni5 hours ago

Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

Shqipëri5 hours ago

“Tre-katër sorra që shfaqen kudo”- Sulmi me vezë i protestuesve ndaj Ramës, Balla: Emrat e tyre lidhen me histori shtëpish bari, u bëjnë hyzmet atyre që i paguajnë

Kosovë5 hours ago

LAJMI I FUNDIT: Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

Lajme6 hours ago

Krejt Kosova UÇK – Në qytete të ndryshme protestohet njëkohësisht kundër verdiktit të Speciales

Maqedoni8 hours ago

Gjyqtarët kushtetues nga 1 tetori do të marrin paga më të larta

Maqedoni8 hours ago

Mexhiti: Disa miqësi i ndërton diplomacia. Disa të tjera i vulos historia…

NA NDIQ NË FACEBOOK