Connect with us

Kosovë

Në fushatën kundër dhunës së grave, Biblioteka Kombëtare merr ngjyrë portokalli

Publikuar

UN Women sonte organizoi hapjen e Fushatës “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, e cila është shoqëruar me ndriçimin e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë në ngjyrë portokalli.

Në ditën ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj grave, u tha se vetëm në vitin e fundit janë vrarë gjashtë gra dhe një fëmijë

Me këtë rast, Karin Hernmarck Ahliny ambasadore e Suedisë në Kosovë tha se ende ndodhë në shumë vende të botës dhuna ndaj grave, gjë që janë krimet e vetme që ka turpërim dhe viktimizim, e cila duhet të ndryshojë.

Ambasadorja Hernmarck Ahliny për këtë çështje shqetësuese tha se duhet humanitet dhe respekt për njëri tjetrin.

“Ne duhet të flasim për sjelljen e personave, të cilët i kryejnë këto krime, andaj, këto pëlhura të portokallta na ndihmojnë neve që ta ngrisim këtë çështje, të vendosim në tavolinë dhe të bëjmë që të njihen të gjitha ato vlera tona të humanitetit dhe respektit që duhet t’ia dërgojmë njëri tjetrit si qenie njerëzore, jo një person ndaj të cilit mund të ushtrohet çfarë do dhune, sepse ka kosto sociale kundër jush”, deklaroi Hernmarck Ahliny.

Ndërsa, Ulirika Rikarson koordinatore për Zhvillim nga ekipi i Kombeve të Bashkuara për Kosovë, tha se janë shpenzuar gjashtë muaj ditë për të diskutuar dhe debatuar rreth këtij krimi i cili po vazhdon që t’i prek shoqëritë dhe vendet në mbarë botën.

Rikarson tha se një në tri gra i janë nënshtruar dhunës seksuale, që për të është një fenomen për të cilin duhet me ndërruar qasjen sistematike shoqërore.

“Në dëgjuam se një në tri gra janë nënshtruar dhunës seksuale, mirëpo kur mendojmë rreth kësaj, nëse kemi në familje një nënë dhe dy vajza, një nga to në fakt sipas statistikave është prekur dhe një nga ne këtu jemi të prekur. Kjo nënkupton se ne kur po flasim për rastet e izoluara, po flasim për diçka që është relativisht sistematike dhe është skalitur në shoqërinë tonë, dhe në duhet së bashku në mënyrë të barabartë një qasje sistematike shoqërore rreth kësaj”, theksoi Rikarson.

Në këtë ngjarje ishte e pranishme edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifeete Jahjaga dhe ambasadori i Britanisë së Madhe Nicholas Abbott

Edhe Shpat Miftari, nga UN Women, theksoi se në Ditën ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj grave duhet kujtuar se vetëm në vitin e fundit janë vrarë gjashtë gra dhe një fëmijë. Andaj, ai shtoi se janë mbledhë këtu që të ketë një zotim për angazhim për të luftuar këto dukuri negative

Maqedoni49 minutes ago

Dy vëllezër sulmohen me mjet metalik në Tetovë

Shqipëri1 hour ago

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

Lajme2 hours ago

Operacioni i parë në botë në tru me AI: Tumori u hoq, pacientit iu shpëtua shikimi

Maqedoni4 hours ago

LSDM: Ministri Stoilkoviç e glorifikon Mlladiqin si “gjeneralin e tij”, Mickoski të flas se a është ky qëndrim i Qeverisë

Shqipëri4 hours ago

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

Bota5 hours ago

Gatishmëria e Vuçiq për varrim “civilizues” të Mlladiqit, Bruksel thotë se glorifikimi i kri’minelëve s’ka vend në BE

Bota5 hours ago

Ministrja serbe e Energjisë thotë se SHBA’ja ia ka zgjatur edhe për një muaj NIS’it licencën e punës

Maqedoni6 hours ago

Ademi: 3 goditje në një ditë – Mbyllet paralelja në shqip, 9 shqiptarë nga 310 te pranuar në Akademi dhe glorifikohet krimineli i luftës Mlladiq

Shqipëri6 hours ago

Problemi në sistemet e trafikut ajror, reagon TIA: Pasagjerët e prekur nga vonesat po asistohen

Lajme7 hours ago

Reagon VLEN: Dënojmë glorifikimin e kriminelëve të luftës

Shëndetësi8 hours ago

Ministrja Sala mes 100 grave më me ndikim në onkologji, Richard Grenell vlerëson punën e saj në luftën kundër kancerit: Urime dhe popullit shqiptar!

Lajme8 hours ago

Mexhiti: Miqësia ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë mbetet një urë e fortë bashkëpunimi

NA NDIQ NË FACEBOOK