Connect with us

Lajme

Në ditën e dëshmorëve në Letoni nderohet ushtarët shqiptarë Ledion Tanushi dhe Zarife Hasanaj

Publikuar

Në ditën e dëshmorëve në Letoni, në Camp Adazi u nderuan edhe dëshmorët shqiptarë major Klodian Tanushi dhe nëntetarja Zarife Hasanaj.

Lajmin e bëri të ditur ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë Olta Xhaçka, e cila përmes një fotoje shprehet se, “në ditën e dëshmorëve në Letoni, në Camp Adazi u nderuan edhe dëshmorët tanë major Klodian Tanushi dhe nëntetar Zarife Hasanaj. Lavdi përjetë”.

Më 6 maj në kampin e NATO-s në Letoni gjatë një seancë stërvitore shpërtheu një minë.

Si pasojë e shpërthimit humbi jetën në vend nëntetarja Zarife Hasanaj dhe u plagos rëndë major Klodian Tanushi.

I plagosur mbeti edhe nëntetari Julian Kapaj.

Katër ditë më pas, humbi jetën edhe major Tanushi, i cili nuk i mbijetoi dot plagëve të marrë.

Dy ushtarakët u nderuan me titullin “Dëshmor i atdheut”.

NA NDIQ NË FACEBOOK