Connect with us

Sport

Ndryshon trajneri por jo Milani, mposhtet nga Lazio

Publikuar

më

‘Rossonerët’ janë mposhtur në stadiumin e vet nga Lazio me rezultat 1-2.

Ciro Immobile (25’) i dha epërsinë skuadrës së tij, por vendasit barazuan pas pak minutave me autogolin e Bastos (28’).

Ndërkohë goli vendimtar u shënua nga Joaquin Correa (83’), duke i shkaktuar humbjen e gjashtë pas 11 ndeshjeve Milanit dhe duke vazhduar formën e mirë të Lazios pas luhatjes në këtë fillim të sezonit.

Tekniku i ri i Milanit, Stefano Pioli tani do të ketë kokëdhimbje, pasi në 4 ndeshje ka dy humbje, një barazim dhe vetëm një fitore.

‘Kuqezinjtë’ renditen në pozitën e 11-të me 13 pikë, kurse Lazio në vendin e katërt me 21 pikë. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK