Lajme
Ndodh edhe kështu/ Ky banor i Astirit nuk e ndjeu tërmeti 6.3 ballë, e bën gjumin ‘top’ (Video)

Videoja e mëposhtme tregon se si një qytetar nuk është tundur nga tërmeti që e ka zënë teksa flinte gjumë.
Pamje e publikuara nga “Report Tv”, tregojnë filmimet e një kamere sigurie ku shihet një qytetar që fle në kuzhinën e tij në momentin që bie tërmeti.
Pavarësisht se pallati shkundet dhe nga tavani fillojnë të bien copëza muri, ‘gjumashi’ nuk e prish fare terezinë. Ai vazhdon të flejë i qetë pa e ditur se rreth tij mund të jetë duke u shembur gjithçka.


















