Lajme
Ndizen qirinj në qendër të Tiranës për viktimat nga tërmeti

Të gjithë janë solidarizuar me tërmetin që preku Shqipërinë, mëngjesin e 26 nëntorit, me magnitutë 6.4 ballë të shkallës Rihter, ku si pasojë humbën jetën 49 persona dhe janë plagosur mbi 900 të tjerë.
Zona e Durrësit dhe e Thumanës ka regjistruar bilancin më të madh të dëmeve dhe të viktimave.
Shumë vende i ofruan ndihmë Shqipërisë, ku ekipet e kërkim-shpëtimit që erdhën nga vendet fqinje, por jo vetëm, arritën që të nxirrnin nga rrënojat shumë persona të cilët mbijetuan nga tërmeti i fuqishëm.
Në qendër të Tiranës poshtë bustit të Heroit Kombëtar “Skënderbeu” janë ndezur qirinj nga banorët e kryeqytetit në kujtim të viktimave të 26 nëntorit./ TCh

























