Sport
NBA: 1 muaj nga fillimi i sezonit – këta janë liderët e statistikave

Sezoni i ri në NBA ka treguar spektakël, ashtu si edhe sezonet paraprake.
Lojtarët e rinj kanë shënuar progres të madh në lojën e tyre, por emrat e ‘vjetër’ si ai i LeBron James vazhdojnë të jenë dominues.
Me një muaj të kaluar nga sezoni, tashmë janë zbuluar edhe liderët e tri kategorive kryesore të lojës së basketbollit.
LeBron James, James Harden dhe Andre Drummond prijnë kategoritë, përcjell lajmi.net.
Harden është lider në pikët e shënuara për ndeshje, duke regjistruar 38.4 pikë për ndeshje.
Andre Drummond në anën tjetër është lojtari që dominon në trapez, me 16.8 kërcime për ndeshje.
Kurse, LeBron James, është lojtari që prinë ligën me numrin e asistimeve, duke regjistruar 11.1 asistime për ndeshje.
Mbetet të shihet nëse kjo treshe do të jenë liderë në këto statistika edhe në fundin e sezonit të rregullt. /Lajmi.net/






















