Connect with us

Kosovë

Mustafa: S’ia kam kërkuar VV’së asnjë numër të ministrive, por do të kemi proporcionalitet

Publikuar

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa ka thënë se ende me VV’në nuk kanë diskutuar rreth ndarjes së ministrive dhe se askush nuk ka përcaktuar deri tani numër ministrash, transmeton Periskopi.

‘’Ne do të funksionojmë si Qeveri. Si do të përfitohet nga ajo përzgjedhje, është punë tjetër. Nuk është diskutu për asnjë ministri deri tani. Nuk jemi përcaktuar tash, nuk mund të themi që nuk e mendojmë se cka do të ishte më mirë të drejtojmë në atë Qeveri. Por nuk mund t’i bëjmë publike ato gjëra njëherë. Mendojmë që të kemi një proporcionalitet të përbashkët por të mos ndajmë fusha të vecanta, se këtë fushë e ndjek një parti, e VV tjetër’’,ka thënë Mustafa sonte në Argument Plus.

‘’Nëse Qeveria do të ketë 12 ministri,  2 i takojnë minoriteteve dhe kush sa ka kërku e sa ka dhënë, unë s’kam kërkuar asnjë numër të ministrive nga VV, as VV s’ka thënë që ne do t’ia japim kaq ministri LDK’së. Duhet të diskutohen.’’/Periskopi/

 

NA NDIQ NË FACEBOOK