Connect with us

Kosovë

Munishi këshillon Challandesin: Këta futbollistë e meritojnë ftesën te Kosova

Publikuar

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, ka treguar emrat e disa futbollistëve të cilët sipas tij e meritojnë ftesën nga Kombëtarja e Kosovës.

Ismet Munishi ka thënë se kur te Kosova do të vije një përzgjedhës që vlerëson dhe promovon Superligën e Kosovës, atëherë do të kemi edhe ftesa për futbollistët nga kampionati ynë.

Tutje, në ‘Rock n’Roll Football, trajneri i Ballkanit ka përmendur disa futbollistë që sipas tij e meritojnë të luajnë te Kosova.

“Disa nga futbollistët që mund të luajnë për Kosovën janë Blend Baftiu, Jetmir Topalli, Arbër Hoxha, Armend Thaqi, Kushtrim Gashi, Arbër Prekazi e Lapidar Lladrovci” – ka thënë Munishi.

Kujtojmë që futbollisti i vetëm nga Superliga e Kosovës që është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës është portieri i Prishtinës, Visar Bekaj, i cili te Kosova është portier i tretë.

NA NDIQ NË FACEBOOK