Kulturë
“Mso vjersha përmendësh”/ Arta Bajrami thumbon Taynën

Pas publikimit të këngës më të fundit të saj që ishte një freestyle, Tayna ka patur shumë reagime nga kolege të saj.
Njëra prej tyre ishte dhe këngëtarja Arta Bajrami e cila e ka thumbuar Taynën me një status në rrjetet sociale.
“Freestyle? Me msu vjershën përmendësh. Freestyle joo.”- shkruante Arta në postim. Pas kësaj deklarate, meanxheri i Tayna-s, Rinor Hykolli, ka reaguar për “Blitz.al”.
Ai tregoi se Tayna nuk ka lidhje me diss-et, nuk ka bërë kurrë diçka të tillë dhe sheh vetëm punën e saj, ndryshe nga ç’flitet lart e poshtë për thumbime mes repereve.
“Çdoherë që Tayna publikon këngë, shumë artiste mendojnë se i ka bërë diss ndonjë artisteje, por Tayna as nuk e ka menduar një gjë të tillë prej fillimit e tani. Tayna nuk ka asgjë me askënd dhe se diss-et nuk janë pjesë e karrierës së saj.”- është shprehur ai.






















