Connect with us

Sport

Mourinho shpjegon pse e la jashtë formacionit të parë Eriksen

Publikuar

Eriksen kishte dëshirë të largohej nga klubi verior i Londrës në afatin kalimtar të verës, me Manchester United dhe Real Madrid që po monitoronin situatën e tij.

Ai përfundimisht qëndroi, por e gjeti veten herë pas herë në stol nën Mauricio Pochettino dhe mbeti aty edhe për atë që është ndeshja e parë e Mourinho në krye kundër West Ham, përcjell lajmi.net.

“Unë duhet të kuptoj se çfarë është në mendjen ose zemrën e Christian dhe ne duhet të marrim vendimin e duhur për klubin”, shpjegoi portugezi.

Ndryshe, Spurs arritën fitore të rëndësishme në derbin londinez pasi mposhtën me rezultat të ngushtë 2-3 West Ham. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK