Sport
Mourinho ka një mesazh për Emery, pasi ky i fundit u shkarkua nga Arsenal

Emery u shkarkua nga posti i tij gjatë kësaj dite, pas rekordit më të dobët të Arsenal, që nga viti 1992.
Pas kësaj ngjarje, Jose Mourinho ka dërguar një mesazh për të përkrahur spanjollin, me të mësuar lajmin për shkarkimin e tij.
“Pa drama, miku im. Vazhdo përpara dhe do të gjesh një skuadër tjetër” ka thënë Mourinho, transmeton lajmi.net.
Freddie Ljungberg ka marrë përkohësisht punën e trajnerit tek Arsenal, deri sa skuadra të gjej zëvendësuesin permanent të Emery. /Lajmi.net/






















