Connect with us

Sport

Mourinho i jep vetes meritat për fitoren e Spurs: Janë me fat që kam kaq shumë eksperiencë

Publikuar

Tottenham Hotspur e kanë nisur me fitore rrugëtimin e tyre me ‘Special One’, duke triumfuar 2:3 ndaj West Ham United.

Mourinho beseon se skuadra e Tottenham është me fat që ai ka shumë eksperiencë në Premierligë.

“Isha shumë i lumtur para se të pranonim dy gola, ne luajtëm mirë, dhe interpretuam gjëra që kemi bërë në stërvitje. Kishim mundësi të shkonim në 4:0” ka thënë Mourinho, transmeton lajmi.net.

“Ne jemi me fat që unë kam shumë vite në Premierligë, kështu që iu thash lojtarëve se edhe nëse jemi 3:0 në minutën e 85’, loja është e hapur” shtoi ‘Special One’.

Mourinho e ka nisur me tri pikë aventurën e tij me Spurs. Mbetet të shihet se si do të vazhdojë ai. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK