Connect with us

Kosovë

Milazim Krasniqi: VV dhe LDK duhet ta fillojnë pastrimin e radhëve nga mangupat

Publikuar

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka komentuar deklarimet e fundit nga zyrtarë të LDK’së dhe VV’së, shkruan Periskopi.

Krasniqi ka thënë se këto dy parti së pari duhet ta bëjnë pastrimin nga mangupat që nuk e dallojnë politikën nga sharjet në rrjete sociale. Derisa ka shtuar se ato duhet të bëjnë kujdes për çdo fjalë.

“VV dhe LDK duhet ta fillojnë pastrimin e radhëve nga mangupat , që nuk e dallojnë politikën nga sharjet e ndyra në fejsbuk. Në opozitë fjala nuk u ka pasur peshë, ndaj kanë folur mbarë e mbrapshtë. Tash kur i kanë fituar zgjedhjet, duhet të bëjnë kujdes për çdo fjalë. Secili duhet ta kuptojë se koalicioni nuk bëhet me presion, por bëhet me harmonizimin e interesave të partive pjesëmarrëse. (Nga sa marr vesh, do t’u duhet të harmonizohen edhe më Listën Serpska!)”, ka shkruar Krasniqi në Facebook

Tutje ai ka thënë se nëse mangupat vazhdojnë me presionie mund të kemi paralizim të vendit.

“Nuk e kam angazhimin tim për kurrfarë simpatie e as antipatie, e kam vetëm ngase VV e LDK kanë përgjegjësi që të formojnë institucionet, për ç’arsye duhet t’i shmangin ndikimet e mangupave. Nëse mangupat vazhdojnë me presione e sharje, dëmi mund të jetë shumë i madh, deri te paraliza e vendit”, ka shkruar Krasniqi.

NA NDIQ NË FACEBOOK