Sport
Messi flet për Topin e Artë

Messi në karrierën e tij ka fituar pesë herë Topin e Artë, në vitet 2009, 2010, 2011, 2012 dhe 2015.
Vetëm Cristiano Ronaldo ka fituar numër të njëjtë të Topave të Artë, dhe të dy lojtarët mbajnë kreun me nga pesë.
“Ishte një njohje e mirë dhe mbase më i veçanti ishte i pari”, deklaroi Messi, teksa fliste për ndjenjen e të fituarit të Topit të Artë, përcjell lajmi.net.
“Është diçka që vjen nga kolektivi”.
“Pa i arritur të gjitha sukseset kolektive që i kemi arritur, nuk do t’i kisha marrë këto çmime individuale”./Lajmi.net/






















