Sport
Mësohet arsyeja pse Arsenal luan në orar të pazakontë kundër Vitoria në L.E

Skuadra e Unai Emery ka udhëtuar drejt Portugalisë për të marrë tre pikë të radhës, në rrugën e tyre kualifikuese për fazën tjetër.
Por ndeshja mes Vitorias dhe Arsenal, do të luhet në një orar të pazakontë, të mëkurën me fillim nga ora 16:55.
Arsyeja pse UEFA ka zgjedhur ditën e mërkurë dhe këtë orar, është se stadiumi i Vitorias ndodhet afër atij të Bragës, dhe kjo e fundit të enjten pret Besiktas.
Policia portugeze nuk ka lejuar që të dy skuadrat të luajnë në të njëjtën ditë, shkaku i rivalitetit që ekziston mes tyre, për të ofruar siguri për tifozët./Lajmi.net/






















