Connect with us

Sport

Mediet ndërkombëtare shkruajnë si kosovarët nuk janë racistë dhe po i presin krahë hapur anglezët

Publikuar

‘Dardanët’ do të jenë nikoqir të ‘Tre Luanëve’ në ndeshjen që zhvillohet të dielën e kësaj jave nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Në Kosovë kanë përgatitur një baner kundër racizmit dhe në përkrahje të Raheem Sterlingut që ishte fyer nga tifozët e Malit të Zi dhe nga ata të Republikës Çeke.

“Mirësevjen Broo” – është baneri që tifozeria e Përfaqësueses tonë e kanë përgatitur për takimin ndaj anglezëve.

Goal në Gjermani dhe Blick Sport kanë shkruar për këtë baner përkrahës që ‘Dardanët’ e kanë përgatitur për takimin ndaj anglezëve.

Para sfidës me Anglinë, Kosova do të përballet më 14 nëntor me çekët në Plzen në kuadër të Grupit A e që aty do të vendoset fati jonë nëse do të kemi gjasa që të kualifikohemi në Kampionatin Evropian.

NA NDIQ NË FACEBOOK