Lajme
Mediat franceze për “Air Albania Stadium” : Shkëlqen me veshjen e vet kuqezi

Sonte me fillim nga ora 20:45 në “Air Albania Stadium”, do të zhvillohet ndeshja Shqipëri-Francë.
Disa orë para se të zhvillohet ndeshja mediat e njohura franceze kanë shkruar për stadiumin, duke pasur shumë komente pozitive.
Gazeta e njohur Le Parisien ka shkruar:
“Një tapet bari i shkëlqyer në një stadium tërësisht të mbyllur. Dhomat e zhveshjes të denja për standardet e stadiumeve më të bukur të Europës…”.
L’Equipe:
“Air Albania Stadium shkëlqen me veshjen e vet kuqezi. Me të 22 mijë vendet e tij, stadiumi është shëmbëlltyra e krenarisë së një vendi që pret kampionët e botës…”.
Ouest France:
Stadium flakërues me fasadën kuqezi të ngjyrave të Shqipërisë, vizatuar me motive të traditës të inspiruara nga folklori shqiptar…
Kjo ndeshje do të jetë e para në këtë stadium.


















