Connect with us

Kulturë

“Më ka ndryshuar jetën”/ Këngëtari i famshëm tregon për sëmundjen e saj

Publikuar

Këngëtari Nick Jonas ka treguar më shumë detaje rreth sëmundjes së tij që e ka prekur që në moshën 13 vjeçare.

Ai vuan nga diabeti i tipit 1 dhe për herë të parë ka folur hapur se si ka ndikuar kjo sëmundje në jetën e tij.

Këngëtari i njohur ka publikuar ditën e djeshme një ‘selfie’ në rrjete sociale dhe e ka shoqëruar me mbishkrimin: “14 vite më parë unë u diagnostikova me diabetin e tipit 1.

Kjo eksperiencë ka ndryshuar mënyrën se si kujdesem për shëndetin tim, stërvitja, ushqyerja e shëndetshme, duke menduar gjithmonë për nivelin e sheqerit në gjak dhe nevojat për insulinë.

Ju nuk mund të kuptoni gjithmonë se çfarë do të thotë të menaxhosh një sëmundje të padukshme dhe nga tipi i 1 i diabetit mund të ndihesh i vetmuar dhe i izoluar”. Nick u diagnostikua me këtë sëmundje në vitin 2005 kur formoi edhe bandën e tij “Jonas Brothers” me vëllezërit Kevin dhe Joe./ CNA.al

NA NDIQ NË FACEBOOK