Sport
MalaysianGP: Më në fund dikush më i shpejtë se Marquez – Vinales i pari

Vinales ka ndalur serinë e fitoreve të Marc Marquez, duke u treguar më i shpejti në garën e Malajzisë, shkruan lajmi.net.

Piloti i skuadrës së Yamaha morri një fitore supreme, duke lënë prapa tij yllin e Honda dhe tashmë kampionin botëror, Marc Marquez.
Edhe spanjolli Marquez regjistroi një garë të madhe, duke përfunduar në pozitën e dytë, nga pozita e 11-të që ishte startuese për të.
Kështu, Marquez nuk do të arrijë të barazojë rekordin e tij prej 13 fitoreve në sezon, që e mban nga viti 2013. /Lajmi.net/






















