Sport
Luis Enrique do të jetë përsëri trajneri i Kombëtares së Spanjës – Moreno do t’ia lë vendin

Enrique ishte duke drejtuar kombëtaren e Spanjës, por u tërhoq nga posti i tij, pasi po kalonte me disa probleme familjare.
Pak kohë pas dorëheqjes së tij, vajza e tij 9 vjeçare ndërroi jetë, duke tronditur të gjithë.
Por, ‘RAC 1’ raporton se Lucho do të kthehet përsëri tek kombëtarja e Spanjës, kjo e funda e cila tashmë edhe zyrtarisht do të jetë pjesë e Euro 2020, transmeton lajmi.net.
Robert Moreno do të jetë përsëri trajneri i dytë i ‘Stuhisë së Kuqe’, duke i lënë vendin ish trajnerit të Barcelonës.
Nuk ka akoma ndonjë datë se kur do të zyrtarizohet ky rikthim. /Lajmi.net/






















