Sport
Lojtarët e Sheffield përfitojnë më pak sesa Man Utd paguan Alexis Sanchez

Sanchez aktualisht është i huazuar në Serie A te Inter, që paguan 4.5 milion funte për rrogën e tij nga 21 mln funte që e ka kiliani.
Kjo do të thotë se United ende po paguan 16.5 milionë funte të pagës së tij ndërsa skuadra e Chris Wilder fiton 14 mln funte në vit në mënyrë kumulative, transmeton lajmi.net.
Sanchez konsiderohet si një nga dështimet më të mëdha në historinë e Premierligës.
Ai iu bashkua Unitedit në janar 2018 nga Arsenali në një marrëveshje e cila pa Henrikh Mkhitaryan të lëvizte drejt Londrës.
Por Sanchez nuk shkëlqeu kurrë në ‘Old Trafford’ dhe shënoi vetëm pesë gola në 45 ndeshje. /Lajmi.net/






















