Sport
Liga e Evropës – krejt çka bënë futbollistët e Kosovës

Trabzonspori i Donis Avdijajt ka shuar shpresat për të kaluar fazën e grupeve, pasi është mposhtur 0-1 në shtëpi nga Getafe.

Ylli i Kosovës në këtë ndeshje është paraqitur për 59’ minuta, ndërsa është vlerësuar 6.3 nga ‘whoscored’ për shfaqjen kundër Getafes, përcjell lajmi.net.
Mërgim Vojvoda dhe St. Liege, vazhdojnë të shpresojnë për një kalim tutje pas barazimit 1:1 në udhëtim te Guimares.
Mbrojtësi i djathtë i Kosovës është paraqitur për 90 minuta, teksa është vlerësuar me notën 7.0, për të qenë në mesin e më të mirëve të skuadra e tij.

St. Liege i Vojvodës, kualifikimin do ta kërkojë në xhiron e fundit kundër Arsenalit në Belgjikë.
Kemal Ademi nuk ka arritur të ndihmojë Baselin të shmang humbjen në Rusi nga Krasnodar me rezultat 1:0.
Ademi u paraqit për 68’ minuta, dhe paraqitja e tij është vlerësuar me notën 6.4.

Për Baselin në bankinë ishte edhe i riu Elis Isufi, ndërsa Edon Zhegrova nuk ka udhëtuar fare me skuadrën, shkaku i rrethanave politike, me Rusinë që nuk e njeh Kosovën.
Dhe në fund, Wolfsburg me një fitore 0-1 ndaj Oleksandriya siguroi kalimin tutje, por Elvis Rexhbecaj nuk u paraqit fare, duke qëndruar në bankinë./Lajmi.net/






















