Connect with us

Sport

Lewis Hamilton, kampion i Formula 1 për herë të gjashtë

Publikuar

Piloti britanik dominoi kampionatin e sivjetëm qysh nga fillimi, dhe arriti ta përfundonte në mënyrën më të mirë.

Hamilton e siguroi edhe matematikisht titullin në Çmimin e Madh të SHBA-së, në të cilin u rendit i dyti, përcjell lajmi.net.

Gara u fitua nga Valtteri Bottas, i cili blindon pozitën e dytë në renditjen e përgjithshme. Në podium përfundoi edhe Max Verstappen.

Lewis Hamilton ndërkohë bëhet piloti i dytë me më shumë tituj botërorë në Formula 1, pas Michael Schumacher (7). /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK