Connect with us

Lajme

Lëvizja BESA shpalos përcaktimet e platformës për zgjedhjet e 12 prillit

Publikuar

Lëvizja BESA po vijon me bashkëbisedimet me strukturat partiake, ku kanë shpalosur edhe detaje të platformës që bazohet në përcaktimet dhe shtyllat: ‘Barazi’, ‘Ekonomi’, ‘Stabilitet’ dhe ‘Ardhmëri’.

Pas Zhelinës, krerët e kësaj partie mbrëmë kanë zhvilluar një bashkëbisedim të hapur me strukturat e Çairit për hartimin e platformës, e cila përbëhet nga tri shtylla ‘Barazi’, ‘Ekonomi’, ‘Stabilitet’ dhe ‘Ardhmëri’. Në këtë takim kanë marrë pjesë krerët e lartë të kësaj partie, si dhe lideri i Lëvizjes, Bilall Kasami.

Nga kjo parti kanë theksuar se mbeten në angazhimin maksimal për të arritur bashkëpunimin dhe bashkëveprimin opozitar, duke hartuar një platformë të përbashkët.(INA)

NA NDIQ NË FACEBOOK