Connect with us

Lajme

Ky është objekti që i mori jetën 20 vjeçares Xhesika Biqiku (VIDEO)

Publikuar

20 vjeçarjes Xhesika Biqiku i mbeti në gjysmë ëndrra për t’u bërë arkitekte si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit që i mori jetën.

Xhesika, që ishte e para viktimë e tërmetit në Tiranë dhe e 51-ta e tragjedisë, vdiq mesditën e sotme në spital pas plagëve të marra nga tullat e ndërtesës ku ajo jetonte, njofton Klan Kosova.

Në natën kur ra tërmeti ajo bashkë me familjen e saj kanë lëshuar banesën me shpejtësi, por duke dalë në hyrje iu kishin rënë tullat të shumta. Edhe pse prindërit dhe motrat e saj kishin marrë lëndime, Xhesika ishte më rëndë. Ajo qëndroi tri ditë në koma.

Gazetarja e Klan Kosovës, Mejreme Gashi, ka sjellë pamje nga ky objekt që tanimë është shpallë i pabanueshëm.

Ajo realizoi intervistë edhe me disa banorë të këtij pallati.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK