Lajme
Kuvendi i Shqipërisë miraton dy anëtaret e Kushtetueses

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar për miratimin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese të Fiona Papajorgji dhe Elsa Toskës.
Kuvendi miratoi me votim të fshehtë elektronik me 105 vota pro e dy kundër fillimisht Elsa Toskën si anëtare.
Më pas po me 105 vota pro dhe 3 kundër u miratuar Fiona Papajorgji si anëtare, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.
Në seancë ishin të pranishëm 115 deputetë, ndërkohë që për emërimin tyre duheshin të paktën 84 vota.



















