Connect with us

Kosovë

Kush ja bëri gropën Edi Ramës me videon skandaloze të Kosovës nën Serbi

Publikuar

Në faqen e kryeministrit Edi Rama në rrjetin social është publikuar një skandal, që i ka kaluar përmasat e Shqipërisë, duke “uzurpuar” dhe shtetin e dytë shqiptar në Ballkan, Kosovën.

Kryeministri, ka publikuar një video promovuese në faqen e tij në Facebook ku Kosova, shihet si pjesë e Serbisë, duke proklamuar në këtë mënyrë tezën serbe se “Kosova është Serbi”.

Videoja që tregon hartën e investimeve për sigurimin e furnizimit 24 orë me ujë në zonat rurale të vendit nga Veriu në Jug, tregon se Kosova nuk ekziston në hartë por vetëm Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Greqia.

Ky është një skandal i përmasave të mëdha për një kryeministër, aq më tepër për Edi Ramën i cili ka një dëshirë të shfrenuar për ta quajtur veten “babai” i kombit shqiptar dhe zëri i fortë i gjithë shqiptarëve në Ballkan.

Videoja ka qëndruar për pak kohë, duke bërë “xhiron” e rrjetit në pjesën më të madhe të mediave që nuk janë kapur nga kryeministri, ndërkohë që është hequr më pas, duke u zëvendësuar me një pamje tjetër që paraqiste vetëm hartën e shtetit shqiptar, pa vendet kufitare.

Përpos se një skandal i tillë i patolerueshëm botohet në faqen zyrtare të një kryeministri shqiptar, duke treguar qartë se ai nuk e menaxhon vetë këtë faqe, mister mbetet fakti se kush ia ka “futur” Edi Ramës me këtë video-skandal.

E vërteta e kulluar është se videoja ishte një promocion i “punës së mirë” të Fondit të Zhvillimit Shqiptar të drejtuar nga Dritan Agolli, ish drejtues i lartë i bashkisë së Tiranës në kohën e Ramës kryebashkiak, dhe një prurje në këtë post aktual i Bashkim Ulajt.

Videoja është bërë pikërisht nga FZHSH e Dritan Agollit, ku Kosova është fshirë fare nga harta e rajonit dhe ishte nën Serbinë, ku në hartë tregohej qartë kufiri direkt i Shqipërisë me Serbinë.

Pra gjithë kompozimi i këtij skandali që i bëri “gropën” Edi Ramës në tërë hapësirën shqiptare është kompozuar, vendosur dhe përgatitur në fund të herës në institucionin e Dritan Agollit, duke treguar qartë se zanafilla është pikërisht tek ky hajdut i “stërvitur” mirë nga Ulaj.

Pjesa tjetër dihet, videoja e gatshme është dërguar në Kryeministri, ku “ponjat” e Ramës të mbledhura aty, nuk kanë mbërritur akoma tek mësimi i gjeografisë që tregon hartën e re fizike dhe politike të rajonit të Ballkanit, e kanë hedhur direkt në faqen e Ramës duke i marrë erzin dhe bërë gropën kryeministrit.

Ndërsa Dritan Agolli, i lobuari nga Bashkim Ulaj, oligarku klient i Ramës për të marrë postin e kreut të FZHSH, teksa i kanë zënë sytë paratë që vjedh përditë përmes punëve të pabëra, në vend që t’i “vinte vetulla Ramës, ia ka nxjerrë dhe sytë”.

Megjithatë, askush të mos mendojë se kryeministri do të marrë ndonjë masë për Agollin apo për punonjëset e shumta të mbledhura në selinë e kryeministrit.

Janë mijëra fije të lidhura përmes oligarkut Ulaj dhe parave që rrjedhin nga FZHSH ato që e mbajnë në post Tanin e “importuar” nga “Gener 2”. /Pamfleti

Advertisement
Maqedoni29 minutes ago

LSDM: Ministri Stoilkoviç e glorifikon Mlladiqin si “gjeneralin e tij”, Mickoski të flas se a është ky qëndrim i Qeverisë

Shqipëri59 minutes ago

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

Bota2 hours ago

Gatishmëria e Vuçiq për varrim “civilizues” të Mlladiqit, Bruksel thotë se glorifikimi i kri’minelëve s’ka vend në BE

Bota2 hours ago

Ministrja serbe e Energjisë thotë se SHBA’ja ia ka zgjatur edhe për një muaj NIS’it licencën e punës

Maqedoni2 hours ago

Ademi: 3 goditje në një ditë – Mbyllet paralelja në shqip, 9 shqiptarë nga 310 te pranuar në Akademi dhe glorifikohet krimineli i luftës Mlladiq

Shqipëri3 hours ago

Problemi në sistemet e trafikut ajror, reagon TIA: Pasagjerët e prekur nga vonesat po asistohen

Lajme4 hours ago

Reagon VLEN: Dënojmë glorifikimin e kriminelëve të luftës

Shëndetësi4 hours ago

Ministrja Sala mes 100 grave më me ndikim në onkologji, Richard Grenell vlerëson punën e saj në luftën kundër kancerit: Urime dhe popullit shqiptar!

Lajme5 hours ago

Mexhiti: Miqësia ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë mbetet një urë e fortë bashkëpunimi

Maqedoni5 hours ago

Policia e arreston suedezen në “Tabanoc”, voziste veturën me 175 km/h

Lajme5 hours ago

Thaçi: Mickovski sillet si të jetë kryeministër vetëm i maqedonasve, i ka harruar shqiptarët

Shqipëri5 hours ago

Vetëm 9 studentë shqiptarë në Shkollën e Policisë në Shkup, opozita shqiptare akuzon qeverinë për diskriminim

NA NDIQ NË FACEBOOK