Connect with us

Kosovë

Kurti thotë se kryeministrat tjerë kanë vjedhur, nuk e heq nga lista as Isa Mustafën (Video)

Publikuar

Në kohën kur kishte protestuar kundër Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Albin Kurti kishte thënë se Isa Mustafa do ta ketë ‘fundin e hidhur në politikë’. E kishte quajtur Isa Mustafën edhe ‘qesharak, po të mos ishte i dëmshëm për Kosovën’.

Mirëpo raportet e dyshes kanë ndryshuar së fundmi (për të mirë), sidomos tani kur partisë Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve, i duhet një parti tjetër për ta formuar Qeverinë.

Kjo parti, ka qëlluar të jetë LDK-ja e udhëhequr nga Isa Mustafa, ish – kryeministër i Kosovës. Kurti dhe Mustafa, tashmë kanë dëshmuar se kanë harruar fjalorin e ashpër ndaj njeri-tjetrit e madje edhe ofendues, por kryetari i Vetëvendosjes, se fundmi në një deklaratë për median shqiptare, nuk e ka veçuar, dikur ‘qesharakun Mustafa’ e tani ‘profesor Mustafa’ nga kryeministrat tjerë. Të gjithë, thotë Kurti, kanë vjedhur…

Ditë me parë, në emisionin ‘Open’, kryetari i Verëvendosjes Albin Kurti ka qenë i ftuar si kryeministër në ardhje i Kosovës, përballë analistëve të Shqipërisë.Ai është përballur me pyetje të shumëta nga analistët e njohur shqiptar si Henri Çili, Alban Dudushi e Andi Bushati. Në të shumtën e rasteve, Kurti u është përgjigjur atyre në stilin tashmë të njohur nga ai ‘që i kemi provuar të gjithë por jo edhe atë [Kurtin].

Në një moment, kur njëri nga analistët i drejtohet Kurtit, se gjërat që po i premton ai ‘i kanë premtuar dhe janë munduar t’i realizojnë edhe kryeministrat e kaluar të Kosovës’, Kurti është përgjigjur se dallimi mes tij dhe të tjerëve si kryeministra është se ‘ata kanë vjedhur’.

‘Kryeministrat e tjerë kanë vjedhur, kanë vjedhur ata’, ka thënë Kurti në ‘Open’.

Në minutën e 4 e 25 sekonda të videos së mëposhtme Kurti thotë se kryeministrat tjerë kanë vjedhur./Periskopi/

NA NDIQ NË FACEBOOK