Connect with us

Kosovë

Kurti: Edukimi i fëmijëve është e drejtë kushtetuese

Published

on

​Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, deklaroi se Kosova duhet të respektojë detyrimet që rrjedhin nga Konventa për të Drejtat e Njeriut dhe t’i ofrojë fëmijëve më shumë mundësi për edukim dhe mirëqenie.

“Fëmijës i duhet strehimi, kujdesi nga familja, shteti dhe komuniteti. Asnjë fëmijë nuk e meriton të mbetet pa kulm mbi kokë, e pa arsimim cilësor. Shteti duhet t’ia garantojë zhvillimin, mirëqenien dhe edukimin”, tha Kurti.

Sot kur janë mbushur 60 vjet nga Deklarata për të Drejtat e Fëmijëve e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së dhe 30 vjet nga Konventa për të Drejtat e Fëmijëve, Kurti tha se edukimi i fëmijëve është e drejtë Kushtetuese dhe se çerdhet nuk janë luks por nevojë.

Ai tha se prioritet i qeverisjes së re do të jetë edukimi i hershëm dhe se sa më shumë ngritje të cilësisë nëpër çerdhe e shkolla aq më pak fëmijë që kërkojnë lëmoshë.

“As 5% e fëmijëve të moshës nën 5 vjeç në Kosovë nuk janë të përfshirë në edukimin parashkollor. Edukimi i fëmijëve është e drejtë kushtetuese. Çerdhet nuk janë luks por nevojë. Ato janë e drejtë e garantuar për të gjithë fëmijët, pa dallim gjinie, etnie, prejardhjeje apo besimi fetar. Prioritet i qeverisjes së re do të jetë edukimi i hershëm. Sa më shumë ngritje të cilësisë nëpër çerdhe e shkolla aq më pak fëmijë në rrugët e qytetit që punojnë për mbijetesë ose kërkojnë lëmoshë”, vijoi Kurti.

Kreu i VV-së dhe kandidati për kryeministër tha se kemi aq shumë papunësi në Kosovë ndërkaq çdo i dhjeti fëmijë punon.

NA NDIQ NË FACEBOOK