Connect with us

Lajme

Kuçovë/ 48 vjeçari përdhunon në banesën e saj të renë. Emri…

Publikuar

Policia ka vënë pranga shtetasin Lorenc Canka, 48 vjeç, në fshatin Tapi, Kuçovë ku jetonte së bashku me familjen.

Ky shtetas ka hyrë me forcë në një banesë në Urë-Vajgurore pasditen e djeshme, ka përdhunuar të zonjën e shtëpisë, 31- vjeçe dhe është larguar.

Pas ngjarjes së rëndë, ka qenë vetë 31-vjeçarja F. H., ajo që ka denoncuar përdhunimin në Komisariatin e Policisë së Urë-Vajgurore, ku edhe ka rrëfyer të plotë sesi ndodhi ngjarja.

Denoncuesja ka deklaruar në polici se burri që ushtroi marrëdhënie me dhunë me të, kishte kohë që e ndiqte nga prapa, por ajo nuk mendonte se ai do arrinte deri në këtë pikë dhe për këtë arsye nuk ka bërë denoncim më parë ndaj tij për ‘përndjekje’.

31-vjeçarja F. H., jetonte e vetme në një banesë në Urë-Vajgurore, pas divorcit disa muaj më parë me bashkëshortin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Marrdhënie seksuale me dhunë me të rritura’’.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK