Lajme
Kryetari Ali Ahmeti me rastin e 22 nentorit viziton qytetin e Manastirit

Me rastin e 22 Nëntorit Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, sot do të vizitojë qytetin e Manastirit ku do të marrë pjesë në Konferencën Shkencore organizuar nga Instituti për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve.
Konferenca e cila organizohet në kuadër të manifestimeve “Ditët e Alfabetit të Gjuhës Shqipe” të mbështetur nga Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhëniet Ndërmjet Bashkësive do të mbahet në Hotelin EPINAL – Manastir me fillim në ora 12.00
Kryetari Ahmeti në qytetin e Manastirit do të vizitojë Muzeun e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.
















