Connect with us

Kosovë

KRU “Prishtina” njofton se në disa lagje të Prishtinës do të ndalet uji

Publikuar

Banorët e rrugëve “Malush Kosova” dhe “Holger Petersen” të Prishtinës, janë pa ujë gjatë ditës së sotme, siç thuhet si pasojë e ndërhyrjes ilegale të personave të pa përgjegjshëm në rrjetin e ujësjellësit, njofton KRU “Prishtina”.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar konsumatorë të lagjes së ” Spitalit” në Prishtinë, konkretisht rruga “Malush Kosova ” dhe ” Holger Petersen”.

Gjatë ditës së sotme , e që po vazhdon ende, ju keni mungesë të furnizimit me  ujë të pijshëm. Mungesa e furnizimit me ujë ka ardhur si pasojë e ndërhyrjes ilegale të personave të pa përgjegjshëm në rrjetin e ujësjellësit.

Pasojë e kësaj ndërhyrje ilegale, përveç që iu la pa ujë të pijshëm, pas rikthimit të furnizimit, ujin e kishit të turbullt, sipas informatave që ne i morëm nga ju.

Andaj, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit, janë duke vazhduar punën e tyre në vendin e ngjarjes për të stabilizuar rrjetin, gjegjësisht sistemin e rrjetit të ujësjellësit në lagjen e sipërpërmendur.

Qytetarë të nderuar, bashkëpunimi me ju, sjellë rezultate dhe punë të shkëlqyeshme, madje edhe duke i zënë keqbërësit e sistemeve operative të rrjetit të ujësjellësit!

NA NDIQ NË FACEBOOK