Connect with us

Lajme

Kreshnik Spahiu: Durrësi, qendra e bandave dhe e mafies shqiptare

Publikuar

më

“Korrupsion apo plumba me drejtësinë?” ka qenë pyetja drejtuar ish kreut të Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, lidhur me ngjarjen kriminale të atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoj, gjatë lidhjes online me emisionin “Open”.

:Janë të lidhura me njëra tjetrën. Shumë persona mund të thonë që e vrau Edi Rama, por ne juristët duhet të gjykojmë mbi shkaqet”, ka qenë nisja e përgjigjes së Spahiut, i cili më tej vijoi:

“ Kam ndjekur me vëmendje deklaratat, pas atentatin të Kryeministrit Rama, ish kryeministrit Sali Berisha, Lulzim Bashës dhe Policisë.

Duke filluar me Ramën, Berishën, Bashën apo Policinë, të 4 përmendin emrin e Arjan Ndojit, por jo emrin e grupit kriminal që është i lidhur prokurori. Pra thonë emrin e prokurorit të korruptuar dhe të lidhur me krimin, por jo bandën apo banditin me të cilin ai është lidhur.

Tani ose kemi të bëjmë me 3 grupe kriminale të lidhur me Berishën, Bashën dhe Ramën ose kemi të bëjmë me një grup kriminal që këta të 3 nuk ia përmendin dot emrin. Durrësi është qendra e bandave dhe e mafjes shqiptare. Është njëlloj si mafia siçiljane, ka deklaruar Kreshnik Spahiu. /CNA.al

NA NDIQ NË FACEBOOK