Lajme
Kosova dhe Shqipëria shkëmbejnë përvojat zgjedhore

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Valdete Daka dhe anëtarët tjerë, pritën në takim deputetët e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, anëtarët të Komisionit të Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari, Myslim Murrizi dhe Ralf Gjoni.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se delegacioni nga Kuvendi Shqipërisë duan të marrin praktikat më të mira të zgjedhore, por edhe për reformat në këtë fushë.
“Bashkëpunojmë me ne dhe të marrin praktikat tona më të mira të zgjedhjeve në Shqipëri, në prag të reformës zgjedhore dhe kërkojnë të marrin praktikat më të mira dhe t’i ndajnë me ne ato që mendojnë qe janë të dobishme. Jemi të gatshëm në çdo moment te dalim në ballë të kërkesës dhe të ndajmë përvojat”, tha Daka.
Rudina Hajdari nga delegacioni i Shqipërisë, tha se Kosova pati zgjedhje model.
“kënaqësi qe vij me një delegacion të parlamenti tonë. Shpreh falënderimet e mia për gjithë anëtarët e KQZ-së dhe t’u uroj sukses të gjithë partive fituese në Kosovë Kosova pati zgjedhje model dhe duam të shikojmë eksperiencën tuaj”, tha ajo.
Myslim Murrizi, nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë tha se zgjedhjet në Kosovë shërbyen si një leksion për Shqipërinë, raporton EO,.
“Zgjedhjet e fundit të Kosovës duam apo s’duam shërbyen një leksion i mirë duam t’ju ftojnë me ardhë tek ne të mësoni por zgjedhjet këtu ishin një leksion i shkëlqyer ne të tre jemi anëtar të opozitës. Na intereson sistemi juaj zgjedhor”, tha ai.
Ralf Gjoni, tha se Shqipëria pas 28 vitesh demokraci nuk është në gjendje të kryejë zgjedhje të lira të barabarta dhe të garantojë të drejtën e votës.




















