Connect with us

Sport

Kombëtarja e Kosovës ka befasuar edhe Ismet Munishin

Publikuar

Kombëtarja e Kosovës të enjten në mbrëmje ka një mundësi jetike për t’iu afruar edhe më shumë kualifikimit në Euro 2020, duke kërkuar fitoren kundër Çekisë në udhëtim.

Ismet Munishi i ftuar në emisionin “Dardanët” në Radio Televizionin e Kosovës, ka tënë se nuk e ka pritur këtë situatë nga kombëtarja e drejtuar nga Bernard Challandes, që po synon Euro 2020.

“Kam menduar që të ‘luftojmë’ me Malin e Zi dhe Bullgarin, vendi i katërt dhe i pestë, por që ne do të vijmë në këtë ditë dhe të bëhemi protagonist nuk e kam pritur, dhe nesër gjasat janë që të marrim rezultat të mirë”, pohoi Munishi.

“Është një punë e madhe e të gjithëve, të gjithë njerëzve të cilët në periudha të ndryshme e kanë mbajtur gjallë futbollin. Dhe tash këta djem po japin 100 përqindeshin dhe jemi këtu ku jemi”, tha trajneri prishtinas./Lajmi.net/