Connect with us

Kosovë

Kjo është sëmundja e pashërueshme nga e cila vuan Endrit Thaçi

Publikuar

E diela e javës që shkoi ishte ditë feste. Qyteti i mbushur plot e përplot me anglezë. Po e mbyllnim një vit të suksesshëm në futboll, me Kosovën që na e kënaqi zemrën me rezultate të mira, me lojë të mira, e na mbushi me ëndrra.

Atë ditë u zgjova disi i përtërirë nga gajlet e jetës dhe pashë se njëra çorape më ishte shqyer. Shëndosh, e marrshin të ligat. I mbatha të rejat.

Por, ditën ma prishi kamera televizive që në ndeshjen e Kosovës me Anglinë, e qiti fytyrën e të ashtuquajturit president, Hashim Thaçit që ndodhej në tribunën V.I.P. të stadiumit bashkë me të birin. Ne të vegjlit u bëmë lëmsh të gjenim një biletë normale, e ja që Hashimi me të birin ndodhej aty, si VIP, dhe i pispillosur po e këqyrte lojën. Babë e birë, të ngjyer mirë e mirë me luks, po këqyreshin më shumë se po këqyrnin. S’ishin ata për futboll aty, ishin që të dukeshin.

Mediat të nesërmen raportuan se ora e Endrit Zezës, djalit të Thaçit, kushtonte 7 mijë e kusur euro. Është fjala për një orë të dorës, për një sahat që e kallëzon kohën. Por, ashtu si ora, edhe koha e Endritit dhe babait të tij është e shtrenjtë, peshon shumë; nuk është si e ne të vegjëlve./Botasot/

NA NDIQ NË FACEBOOK