Connect with us

Kosovë

Kështu shpërndahet kanabisi në gjimnazet e Tiranës

Publikuar

Emisioni “Stop” në Tv Klan i rikthehet fenomenit të shitjes së drogave në ambientet e shkollave. Para më shumë se një viti, më 25 Shtator 2018, emisioni “Stop” denoncoi problematikën e shpërndarjes së hashashit në disa shkolla të Tiranës. Në atë kohë reagoi Policia e Shtetit, duke u shprehur se do të shtonte kontrollet në shkolla.

Por një vit më pas, asgjë nuk ka ndryshuar. Ky fenomen negativ vijon të jetë prezent në shkollat e kryeqytetit. Përmes një personi të infiltruar, emisioni “Stop” sjell me zë dhe me figurë me anë të kamerës së fshehtë se si nxënësit konsumojnë dhe shesin hashash. Më i madhi prej nxënësve është në vit të parë gjimnaz. I gjithë ky aktivitet ndodh në pjesën e pasme të shkollave. Rasti është filmuar në shkollën “Besnik Sykja”, që edhe vitin e kaluar ishte pjesë e problemit.

Agjenti i emisionit ka komunikuar me nxënësit duke u kërkuar atyre se ku të gjente hashash. Ata i thonë se mjafton të ketë para dhe mund ta gjejë fare lehtë. Dhe kështu ndodhi. Të nesërmen, njëri prej tyre i sjell një qese hashash. Kushton 500 Lekë të reja. I infiltruari i “Stop” porosit dy qese hashash, të cilët kushtojnë 1000 të reja.

NA NDIQ NË FACEBOOK