Connect with us

Lajme

Kërkimet për dy gra vazhdojnë në lagjen nr 6 në Durrës

Publikuar

Ekipet franceze dhe ato izraelite po punojnë për nxjerrjen e dy grave të mbetura nën rrënoja në lagjen numër 6 në Durrës.

Në momentin e tërmetit në orën 15:45, ekipet izraelite kanë qenë brenda ndërtesës duke rrezikuar kështu seriozisht jetët e tyre.

Për disa minuta kërkimet u ndërprenë për të rifilluar sërish, shkruan Top Channel.