Connect with us

Lajme

Kërcet arma gjatë natës, në kërkim dy persona

Publikuar

Mbrëmjen e kaluar Korça është përfshirë nga terrori i armës pasi dy vëllezër dhe një person tjetër kanë gjuajtur me armë gjatë natës, pas një konflikiti me një moshatar të tyrin.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë shpalljen në kërkim si dhe po punojnë për kapjen e shtetasve: M.P, 19 vjeç, Xh.Sh., 22 vjeç dhe A.Sh., 23 vjeç (dy të fundit vëllezër), banues në Korçë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin gjatë natës, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin V.D., 23 vjeç, banues në Korçë, njëri prej tyre konkretisht shtetasi M.P., dyshohet se në lagjen nr.8, ka qëlluar me armë zjarri në ajër”, bënë me dije burime zyrtare nga policia.

Vijon puna për sqarimin e shkakut të konfliktit dhe kapjen e autorëve të dyshuar të ngjarjes, shtuan të njëjtat burime.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK